Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u bëri apel simpatizantëve të partisë së tij për qetësi dhe vetëpërmbajtje nga festimet dhe të presin rezultatet zyrtare të KQZ-së.

“Ftoj simpatizantët të presin rezultatet pëfundimtare që do të japë KQZ, të vetmet të vlefshme. Nuk ka nevojë të bëhet asnjë manifestim në qytet nga simpatizantët tanë, sepse ndikon tek puna e komisonerëve. Të mbajmë qetësinë, të kryejmë punën”, tha Mustafa.

Lideri i LDK-së, referuar rastit të Skënderajt dhe të Drenasit, ku sipas KQZ kanë votuar mbi 90 përqind e kërkoi gjithashtu që të merren parasysh vërejtjet e partisë së tij.

“Vërejtjet tona të konsiderohen dhe të merren parasysh”, tha Mustafa.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta