Të pakta janë shpresat për ndryshime të situatës në Mitrovicë, megjithatë pjesëmarrja e mitrovicasve në votime nuk mungon.

Banoret e Lagjes se Boshnjakeve ne veri te qytetit te Mitrovices nga ora 07:00 e mengjesit kane filluar te kryejnë obligimin e tyre qytetar. Por, ata nuk shpresojne qe pas ketyre zgjedhjeve do te kete ndryshime pozitive ne mireqenien e tyre. Votuesit kryesisht jane te komunitetit boshnjak, shqiptar dhe atij komunitetit goran.
 
Procesi i votimit ka filluar ne gjithsej 104 qendra votimi ne gjithe rajonin e Mitrovices, 22 prej tyre ne veri te Kosoves dhe 14 te tjera jane ekipe te levizeshme. Ne jug te Mitrovices e cila banohet me shqiptarë procesi i votimit po vazhdon pa ndonje problem. Raportohet vetem per disa probleme me llambat ultraviolet, te cilave po iu shpenzohen shpejt bateritë. Por, probleme te tilla komisioneret e KQZ-se nuk kane patur ne veri te Mitrovices.

Ashtu si ne zgjedhjet paraprake te organizuara nga institucionet e Kosoves edhe kesaj radhe, nuk raportohet per pjesëmarrje te komunitetit serb ne keto zgjedhje. Sipas burimeve ne veri, ekipet e levizeshme nuk kane arritur ende te grumbullojne vota nga qytetaret serbë. Pergjegjesit e KQZ-se per tri komunat veriore ate te Leposavicit, Zubin Potokut dhe Zvecanit njoftojne vetem per hapjen e qendrave te votimit por, jo edhe per pjesemarrjen e votuesve.

Nderkohe, ne tri fshatrat shqiptare ne veri te Mitrovices saktesisht ne Koshtovë, Ceraj dhe Bistric ne mengjes ka pasur probleme me listat e votuese, pasi ishin ngaterruar listat e votuesve me disa të komunitetit serb, mirepo kjo ngaterres eshte permiresuar.

Vlen te theksohet se pak dite me pare ne pjesen verore te Mitrovices u vra nje anetare i KQZ-se i komunitetit boshnjak nderkohe nje tjeter ishte plagosur. Lidhur me kete rast ende nuk jane zbardhur te dyshuarit. Ky rast pa dyshim qe ka ngjallur frikë tek votuesit boshnjakë dhe serbë atje, cka dhe mund te kete ndikuar ne mospjesemarrje te me shume se 32 mije votuesve ne zgjedhje.

Top Channel