Procesi i zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës ka filluar në kohë dhe pa probleme në të gjitha qendrat e votimit.

Zyrtarë të KKZ-së në Mitrovicë bënë të ditur se janë gjithësej 29 qendra votimit me 104 vendvotime, të cilat janë hapur në orën 07.00 të mëngjesit, duke përfshirë edhe qendrat e votimit në pjesën veriore të qytetit, përkatësisht në “Lagjen e Boshnjakëve”,

“Kodrën e Minatorëve”, fshatin Gushavc dhe në Vidimric. Këtë e ka konfirmuar edhe koordinatorja e “Demokracisë në Veprim” në Mitrovicë, Afërdita Syla.

Në listën e votuesve në Mitrovicës janë edhe rreth 87.000 votues serbë. Kësaj liste sivjet i janë shtuar rreth 1.500 votues të rinj.

Top Channel