Malishevë, PDK nxjerr ekrane në shesh
12/12/2010 11:10
Incidente sporadike janë regjistruar në Malishevë, ku Partia Demokratike e Kosovës ka nxjerrë në shesh ekrane gjigante, duke transmetuar spote elektorale.
Një veprim i tillë ndalohet me ligj, pasi pas përfundimit të fushatës elektorale nuk lejohen më reklama të tilla.
Përvec këtij incidenti, në Malishevë është sulmuar fizikisht nënkryetari i degës së PDK-së, Bali Rudi.
Policia lokale njofton se pasi është informuar për ngjarjen, ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të identifikojë autorët. Ata janë vëllezërit e nënkryetarit të partisë rivale, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Top Channel