Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Arben Gashi kundërshtoi të dhënat e KQZ-së për Skenderajn dhe Drenasin dhe hodhi dyshimet se në këto dy zona ka patur parregullësi.

“Është e papranueshme dalja e 94 përqind të votuesëve në zgjedhje, kur dihet se një pjesë e mirë e qytetarëve ndodhen në emigracion ose kanë ndërruar jetë”, tha Gashi.

Më tej përfaqësuesi i LDK-së tha se kjo parti në rang vendi ndodhet në avantazh, madje sipas tij kryeson bindshëm.

Top Channel