Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 15:30 kanë votuar 34.10 përqind e zgjedhësve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se procesi përgjithësisht ka qenë i qetë.

Sipas saj në Zvecan ka patur një situatë të tensionuar, ndërkohë që në veri qendrat e votimit janë mbyllur në orën 16:00 për efekt sigurie.

Daka ka rrëzuar pretendimet e lëvizjes Vetëvendosje se në një qendër, një polic ka shpërndarë fletë votimi.

“Nuk është e vërtetë që polici ka shpërndarë fleta votimi, pasi ato kanë qenë vetëm materiale shpjeguese për zgjedhjet. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë dhe jo në një qendër votimi”, sqaroi Daka.

Top Channel