Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë informon për ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 11:30. Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në këtë orë kanë marrë pjesë 11.11 përqind e votuesve, ndërsa nuk janë shënuar incidente që cënojnë procesin zgjedhor.

“Nuk kemi raporte zyrtare per rastin e Shtërpcës dhe Malishevës dhe policia do të japë qëndrimin e saj për to. Në fillim të votimit kemi patur probleme edhe me llambat ultravjollcë, të cilat janë zgjidhur”, tha Daka.

Duke folur në shifra specifike për pjesëmarrjen e votuesve në të gjitha zonat, Daka përmendi Mitrovicën që deri në 11:30 është në nivelin 9.21 përqind, Leposaviqin në 0.6 përqind, Zubin Potok 2.78 përqind, Zvecanin 1.30 përqind. Sipas Dakës ky nivel është i ulët por domethenës, duke qenë se atje janë komunat me shumicë serbe.

Top Channel