Nën sanksionet e SHBA-së, cilat subjekte juridike nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një konferencë për mediat mbajtur para pak çastesh, njoftoi për të dhënat paraprake të pjesëmarrjes në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme.
Zonja Daka tha se në 746 qendra votimi, që formonin në total 2280 vendvotime në të gjithë vendin, votuan 779.401 persona, e shprehur në përqindje 47.80 përqind e elektoratit kosovar.
Kryetarja e KQZ-së sqaroi se në këto të dhëna përjashtohen vendvotimet e lëvizëshme, të vendosura kryesisht në zona të banuara nga pakica serbe të cilat pritet ta rrisin përqindjen e pjesëmarrësve në rreth 50 përqind.
Valdete Daka përjashtoi mundësinë e nxjerrjes së një rezultati paraprak nga KQZ në orët e natës së sotme dhe tha se numërimi nga qendra e KQZ-së do të nisë në kohën kur të kenë mbërritur të gjitha kutitë e materialet e tjera të votimit, ndërkohë që në qendrat lokale, ka nisur procesi i numërimit.
Pasi vlerësoi edhe njëherë se proçesi ishte i qetë dhe pa parregullsi të cilat mund ta dëmtonin atë, tha se për informacione të mëtejshme. KQZ do të dalë në një tjetër konferencë për shtyp në mesnatë.
Top Channel