Pas dhjetë ditësh fushate të ngjeshur me kritika, akuza dhe shpalosje të programeve partiake, 29 subjekte politike, nga të cilat 8 të pakicës serbe, garojnë sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme.

Janë 1 milion e 600 mijë qytetarë në Kosovë me të drejtë vote, nga të cilët mbi 73 mijë janë votues të rinj.

Në gjithë Kosovën janë 746 qendra votimi me 2280 vendvotime, në mesin e të cilave edhe 14 qendra të votimit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Zgjedhjet vëzhgohen nga më shumë se 32 mijë vëzhgues, nga të cilët afro 500 janë vëzhgues ndërkombëtarë.

Kuvendi i Kosovës numëron 120 vende, nga të cilat 20 janë të ndara për pakicën serbe dhe pakicat e tjera. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të partive politike që garojnë për Kuvendin e Kosovës është 1265.

Top Channel