Mbyllen kutitë e votimit në Kosovë, ku sot u votua në zgjedhjet e jashtëzakonshme për parlamentin e ri.

Procesi u hap ne oren shtate te mengjesit dhe ne oren 19 : 00 u mbyll zyrtarisht ne 746 qendra dhe 2280 vendvotimeve në te gjithe Kosovë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha qendrat janë mbyllur dhe pas orës 19:00 kanë mundur të votojnë vetëm qytetarët të cilët kanë qenë brenda objektit të qendrës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar procesin zgjedhor përgjithësisht pa probleme.

Partitë politike ato të cilat kanë denoncuar incidente në disa nga qendrat e votimit. PDK-ja ka akuzuar LDK-në se simpatizantët e saj po bëjnë presion mbi qytetarët që të votojnë për LDK-në. Kjo e fundit nga ana tjetër ka mohuar akuzat duke bërë të tjera akuza në drejtim të PDK-së, siç janë p.sh mbushjet e kutive nga komisionarët e PDK-së pas orës 16:00 në rajonin e Drenicës. Problemet më të mëdha të raportuara nga Demokracia ne Veprim janë ato që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës ku qytetarët serb janë penguar të votojnë.  KQZ-ja kishte dërguar ekipe të lëvizshme por ato u mbyllën tre orë përpara,  pas kërcënimeve nga radikalët serb.

Gjithesesi kronikat dhe rapoertimjet ne vazhdim do te na njohim me me shume hollesi mbi ecurine e ketij procesi, normalitetin por edhe problemet qe u shenuan gjate tij.
tashme do te jenmi ne priotje te rezultatit, por me shume se kaq, ne pritje te nje konfirmimi te vazhguesve vendas e te huaj mbi standartet e ketij procesi zgjedhor, nje provim sa i veshtire aq edhe i rendesishem per klasen politike dhe gjithe Kosoven, aspirante e fundit ne rajon per heqjen e vizave dhe proceset integruese.

Top Channel