Në orën 7 të mëngjesit, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në mënyrë simbolike shënoi hapjen e votimeve në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

Kryetarja e KQZ-së njoftoi se materiali sensitiv, apo fletëvotimet, është shpërndarë me kohë. “Të gjitha përgatitjet janë bërë, materiali sensitiv është shpërndarë dhe shpresojmë se qendrat do të hapen në kohë”, ka deklaruar Daka.

Po ashtu, kryetarja e KQZ-së ftoi qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, për të treguar që Kosova është një shtet demokratik dhe organizon zgjedhje të lira e demokratike.

Top Channel