Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanovic deklaroi se ekziston rreziku që zgjedhjet në Kosovë të organizuara nga qeveria në Prishtinë, të shkaktojnë ndarje në mesin e komunitetit serb.

“Fatkeqësisht, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kanë kandiduar në zgjedhje ose nuk e kanë parë këtë, ose nuk kanë dëshiruar ta shohin”, ka thënë Ivanovic, bën të ditur Telegraf.

Sipas Ivanovic, përgjegjësinë për këtë situatë do ta marrin serbët në Mitrovicë, që kanë vendosur t’i zgjidhin problemet jashtë qeverisë së tyre”.

Top Channel