Situata zgjedhore në Gjakovë është e qetë, megjithë akuza dhe kundërakuza nga përfaqësues të Partive politike për parregullsi.

Paradite është shënuar një nivel pjesëmarrjeje 8.8 përqind, ndërsa sipas informacioneve të fundit ka patur një fluks votuesish nëpër qendra pas mesditës.

Në rrafshin e Dukagjinit ka patur një pjesëmarrje të ulët, ndërsa janë regjistruar probleme me llambat ultravioletë që vërteton nëse votuesit kanë votuar apo jo.

Aktualisht problemi i llambave është zgjidhur dhe nuk mendohet se ky problem do të pengojë procesin zgjedhor.

Policia po e ndjek më vemendje gjendjen në gjithë qendrat zgjedhore dhe për momentin nuk ka ndonjë incident të rëndë. Në fund të procesit do të jepet edhe një vlerësim prej forcave të rendit për ecurinë.

Top Channel