Vëzhguesit e organizatës Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësimin për presione në disa qendra votimi.

Sipas të dhënave të kësaj OJQ-je, në Zecan është sulmuar qendra e lëvizshme e votimit, ndërsa janë vërejtur disa raste të votimit të përsëritur.

“Ka dyshime për presion gjatë votimit sidomos në Mitrovicë. Kërkojmë nga partitë që të respektojnë Kodin e Mirësjelljes”, thonë drejtuesit e Demokracisë në Veprim.

Sipas tyre, qytetarët duhet të lihen të lirë të votojnë dhe të shprehin vullnetin për kandidatët që duan të zgjedhin.

Top Channel