Demokracia në Veprim: PDK kryeson
12/12/2010 23:35
Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim†ka publikuar rezultatet paraprake sipas të cilave Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e parë me 34.4 përqind.
Sipas rezultateve paraprake jo zyrtare në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.36 përqind, parti e tretë është Vetëvendosje me 11.97 përqind,ndërsa pas saj forca politike e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.19 përqind.
Demokracia në Veprim klasifikon koalicionin për Kosovën e Re me 7.52 përqind, Lidhjen Demokratike të Dardanisë me 2.86 për qind dhe FER 2.26 përqind.
Top Channel