Komandani i KFOR, Erhard Buhler vlerësoi se zgjedhjet në Kosovë ishin sukses për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Situata në ditën e zgjedhjeve, në përgjithësi ishte e qetë, ndërsa gjendja e sigurisë ishte nën kontrollin e policisë së Kosovës”, tha Buhler.

Sipas komandantit, një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it është ende në gatishmëri ndërkohë që sulmi ndaj ndërtesës së KFOR-it në Zubin Potok ishte për të frikësuar votuesit.

Top Channel