Aleanca Kosova e Re denoncon presionin që pretendon se po ushtrohet ndaj përfaqësuesve të saj dhe parregullsi në procesin zgjedhor.

“Kemi identifikuar parregullsi me dedektorët e gishtërinjve në disa raste”, tha zëdhënësi i AKR-së, Arber Geci, sipas të cilit ka patur persona që kanë votuar disa herë.

Sipas AKR-së partitë politike janë duke ushtruar presion ndaj komisionerëve të kësaj force.

AKR shpreh shqetësim për këto ngjarje dhe kërkon respektim të Kodit të Mirësjelljes.

Top Channel