Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgjithshme.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës kohë më parë ka hartuar një urdhër Operativ dhe në këtë kuadër janë përgatitur dhe harmonizuar planet e të gjitha Drejtorive Rajonale të Polcisë, lidhur me mbështetjen e procesit zgjedhor nga aspekti i sigurisë gjatë dhe pas operacionit në fjalë.

“Qëllimi i këtij plani operacional është që të krijojë një klimë të qetë dhe të sigurt për të gjithë elektoratin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pastaj ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe situatës së sigurisë në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim, bën të ditur Telegraf.

Policia e Kosovës do të jetë përgjegjëse për qetësinë dhe sigurinë publike e mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i.

Top Channel