Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle pret që zgjedhjet e së dielës në Kosovë të paraqesin “një ditë të suksesshme për demokracinë dhe për njerëzit në shtetin e ri”.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një komunikate, sipas Telegraf, bën të ditur se Westerwelle deklaroi se të gjithë personat me të drejtë vote, përfshirë edhe pjesëtarë e pakicës serbe, do të shfrytëzojnë shansin që me votat e veta të ndikojnë në kursin politik të vendit.

Ai ka shfaqur shpresën që pas zgjedhjeve do të fillojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Top Channel