
Zëvendëskryeministri Ilir Meta ishte në zonat e përmbytura të Nënshkodrës ku ka diskutuar dhe ka parë aksionet e ndihmës ndaj popullsisë.
Per te shkuar ne keto zona Meta ka udhetuar me varke. Ai ka pare nga afer edhe punen qe forcat e ushtrise po bejne ne Argjinaturen e Torovices ndersa ne takimin me banoret e zonave te Nenshkodres ka biseduar per procesin e shperndarjes se ndihmave ndersa ka cilesuar fitore qe askush nuk humbi jeten nga permbytja.
“Secili që inspekton gjendjen në të vërtetë kur hyn në këto zona. Jam i bindur që shpreh lumturinë më të madhe që nuk është humbur jeta e njeriut. Eshtë punuar në një terren të vështirë, për shkak të punës së jashtëzakonshme që është bërë”, u shpreh Meta.
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ishte ne qytetin e Shkodres ne zonen e hyrjes ku ujërat jane terhequr dukshem dhe nuk kane me nivelin qe kishin disa dite me pare.
Kryetarja e kuvendit ka takuar banore te lagjeve ne hyrje te qytetit si dhe ka vizitar qendren e magazinimit te ndihmave per banoret e Shkodres. Gjate nje deklarimi per mediat, Topalli gjeti rastin te sulmonte edhe njehere kryetarin e opozites.
“Të kërkosh kutinë apo karriken e pushtetit mbi mbytjen e një qyteti është të jesh antishqiptar”, tha Topalli.
Top Channel