Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic do të largohet nga detyra menjëherë pas zgjedhjeve në Partinë Demokratike që do të zhvillohen më 18 dhjetor.

Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Blic”, cituar nga RTK.Gazeta thekson se kandidati më serioz për ta zëvendësuar Jeremicin është drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Borko Stefanovic.

Gazeta citon burime të afërta me presidentin Boris Tadic se vendimi për ndërrimin e Jeremicit është marrë pas skandalit të bojkotimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Paqe.

Top Channel