Lushnje, bllokohet një pjesë e rrugës

11/12/2010 17:45

Një pjesë e aksit kryesor rrugor në Ballagat të rrethit të Lushnjes paraqet probleme për kalimin e automjeteve.

Rrëshqitja e dherave ka blllokuar një pjesë të rrugës. Në fshatin Garunjas komuna është duke marrë masat për heqjen e dherave nga rruga dhe mbushjen e saj me zhavorr.

Kalimi bëhet me vështirësi për shkak të terrenit rrëshqitës.

Problematik mbetet edhe aksi rrugor Ballagat- Hyzgjokaj. Rreth tre kilometër rrugë është bllokuar tërësisht. Banorët thonë se vetëm kafshët janë transportuesit e tyre për momentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA