Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Cdo gjë është gati për një proces zgjedhor pa probleme në gjithë territorin e Kosovës.
Kështu thonë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit.
“Kemi bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, me EULEX-in dhe KFOR-in dhe deri më sot nuk kemi asnjë sinjal për incidente ose probleme në lidhje me sigurinë”, pohoi Valdete Daka, kryetare e KQZ.
Kjo deklaratë u bë pas një takimi me përfaqësues të subjekteve politike. Zonja Daka u kërkoi 29 subjekteve politike që në ditën e zgjedhjeve të punojnë me dinjitet.
Të dielën që nga ora shtatë e mëngjesit për 12 orë rresht, më shumë se 1.6 milionë qytetarë të Kosovës do të kenë mundësi të zgjedhin në listat e 29 subjekteve politike përfaqësuesit e tyre për në Kuvendin e Kosovës.
Top Channel