Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Carl Bildt ka deklaruar se integrimi evropian i Kosovës është më problematik sesa ai i Bosnje e Hercegovinës.

Në një intervistë për të përditshmen austriake “APA”, Bild është shprehur se nuk ka përgjigje për pyetjen, se kur i gjithë Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kjo varet nga procesi i reformave në shtetet e caktuara. Në këtë aspekt, Kosova është më problematike sesa Bosnja. Bosnja e Hercegovina të paktën ka struktura shtetërore, ndërsa Kosova gjendet ende në një fazë të ndërtimit të shtetit. Edhe zhvillimi ekonomik i BeH është një hap përpara. Megjithatë, shpresoj se brenda disa viteve të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë në procesin e bisedimeve me Brukselin”, ka thënë Bildt.

Më tej, shefi i diplomacisë suedeze ka theksuar se, ndarja e Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina nuk vihet në diskutim.

Top Channel