“Liu Xiaobo e meriton cmimin Nobël për Paqen shumë më tepër se sa unë vitin e kaluar”.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, vetëm pak momente nga nisja e ceremonisë së dhënies së cmimit në Oslo të Norvegjisë.
Ndërkohë, në Kinë situata është tensionuar. Policia ka rritur masat e sigurisë për të ndalur ndonjë manifestim të mbështetësve të Xiaobo.
Mbikëqyrja është shumë e rreptë rreth kompleksit të banesave ku jeton bashkëshortja e fituesit të cmimit, Liu Xia, prej dy muajsh në arrest shtëpie dhe e izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Sipas grupit Chinese Human Rights Defenders, miku i Xiaobo, Zhang Zuha, avokatët pro-demokratë Li Fangping dhe Teng Biao, gazetari Gao Yu dhe dhjetra personazhe të tjerë “të rrezikshëm” janë detyruar të largohen nga Pekini dhe mbahen nën mbikëqyrje.
Ndërsa web site-t e disa mediave ndërkombëtare, mes të cilave CNN dhe BBC, që prej ditës së djeshme janë bllokuar.
Top Channel