Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petrovic ka deklaruar se serbët e Kosovës mund të zënë një pozitë kyce në Parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Parlameneti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa potenciali i votuesve serbë është që të kenë 30 deputetë. Duke pasur parasysh votat e shpërndara të shqiptarëve, kjo praktikisht do të thotë se ndonjë parti serbe mund të jetë kryesore në Kuvendin e Kosovës dhe se asgjë pa të nuk mund të vendoset”, ka pohuar Petrovic.

Madje, duke folur për të përditshmen “Danas”, politikani serb ka shkuar edhe më tej, duke aluduar për “zaptimin” nga ana e serbëve të posteve kyce të shtetit të Kosovës.

“Në bazë të këtij potenciali të votuesve serbë, presidenti i ardhshëm i Kosovës mund të jetë një serb”, ka shtuar Petrovic.

Top Channel