Kanë mbërritur në Kosovë vëzhguesit ndërkombëtarë që do të monitorojnë procesin zgjedhor të ditës së diel.

Bëhet fjalë për 182 vëzhgues të rrjetit të organizatave evropiane për monitorimin e zgjedhjeve, ENEMO.

Sipas njoftimeve të mediave kosovare, 170 prej tyre do të shpërndahen në qendra të ndryshme votimi të Kosovës, ndërsa 12 do të mbikëqyrin numërimin derisa të shpallet rezultati përfundimtar.

Top Channel