Shume dekada pas rikthehet Greqia, përsa i përket statusit të pagave në sektorin privat dhe në atë shtetëror.

Ne baze te kater reformave radikale qe ka miratuar  qeveria Papandreu dhe ka dorezuar per miratim ne parlament, reduktohen perseri rrogat nga 10 deri ne 40%, ndersa humbasin pothuajse te gjitha te drejtat qe greket kane fituar per vite me radhe me kontratat e pergjithshme te punes.

Keto ndryshime ne marredheniet e punes ,qe jane quajtur si “kthim ne mesjete”nga mediat greke,jane kryer disa ore pas mberritjes se kreut te FMN-se ne Athine Dominique Straus Kan, si dhe te komisionerit per ceshtjet ekonomike, Olli Rehn.

Vizita e Olli Rehn ne Athine ka konsistuar edhe ne përpjekjet për stabilitetin financiar, reformat strukturore dhe në përgjithësi per mënyrat e rimëkëmbjes së ekonomisë greke,pikerisht pak ditë përpara Samitit të Lartë të BE-së ku do të diskutohet edhe zgjatja e kohës së shlyerjes së kredise që ka marrë Greqia nga BE dhe FMN prej 110 miliard eurosh.

Shifrat jane mese deshperuese per greket. Recensioni ne vend ka arritur ne -4.6%,renia e konsumit ne -5 %,e turizmit ne -7,5%,e sektorit te ndertimit -23%,e shitjes se makinave ne – 65%,papunesia ka rritur ne 12,6% ndersa inflacioni ka kohe qe ngelet nga 4,6 deri ne 5,5%.Viktima te reformave te reja jane edhe emigrantet shqiptare ,perderisa qeveria u ka dhene dore te lire punedhenesve, te caktojne si rroge minimale shumen prej 740 euro ne muaj dhe te pushojne nga puna sa punetore te duan ne rast se biznesi nuk shkon mire.
 
Sindikatat greke pergjigjen ne 15 dhjetor me nje greve tjeter te pergjitshme, te shtaten brenda disa muajsh, duke protestuar per menyren politike te zgjidhjes se krizes nga ana e qeverise Papandreu qe deri tani sipas tyre,vetem ka reduktuar rrogat dhe pensionet ,ndersa nuk ka bere asgje per rritjen e zhvillimit ekonomik te vendit.

Top Channel