Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se dy aktivistë të saj, së bashku me familjarët e tyre, janë sulmuar nga katër aktivistë të PDK-së.

Sipas njoftimit te Vetevendosjes, cituar nga Telegraf, ngjarja ka ndodhur ne fshatin Belince te Shtimes. Siç thuhet ne komunikate, aktivistet e Vetevendosjes kane qene duke vendosur postera, kur jane sulmuar dhunshem me mjete te forta prane nje salle bilardoje.

Aktivistet e PDK-se, sipas Vetevendosjes, jane tashme nen arrest te policise ne Shtime, ku po ashtu jane shoqeruar aktivistet e kesaj levizjeje per te deklaruar ate çfare ka ngjare.

Top Channel