Kryeministri Hashim Thaci ka vijuar edhe sot me premtimet e tij për integrimin e Kosovës nëse i jepet një mandat i dytë 4-vjcar.

“Për 15 muaj, nga janari i vitit të ardhshëm, do të realizojmë liberalizimin e vizave. Ne do ta meritojmë atë dhe Brukseli nuk do të vonohet më për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Thaci.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka premtuar se brenda mandatit 4-vjecar do të realizojë gjithashtu anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe afrimin e saj me BE-në dhe OKB-në.

Thaci ka përsëritur premtimet e tij pavarësisht se disa eurodeputetë dhe zyrtarë të BE-së i cilësuan ato si jorealiste, pasi për heqjen e vizave nuk ka ende një datë për nisjen e dialogut.

Top Channel