Në vijim të fjalës së tij në Top Shoë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa foli për ekonominë e vendit dhe për programin e partisë së tij me të cilin synon zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqënies.

Mustafa vuri theksin në krijimin e kushteve e lehtësirave për biznesin e mesëm dhe të vogël. Sipas tij rritja ekonomike në vend ka patur një përqindje nga 3-4.5 dhe kjo rritje reflektohet vetëm nga investimet publike të kryera nga qeveria, ndërkohë që biznesi sipas tij ndodhet në vështirësi.

“Të ulen tatimet dhe taksat për biznesin dhe zgjerimin e bazës së tij, uljen e evazionit fiskal, një pjesë e mirë e të cilit vjen nga veriu i Kosovës. Qeveria duhet të luajë një rol rregullator në ekonomi dhe t’i shmanget ndërhyrjes”, tha Mustafa.

Top Channel