Raporti i publikuar sot nga ‘Transparency International’, “Barometri Global i Korrupsionit 2010” bën të ditur se këtë vit, sektori më i korruptuar raportohet të jetë ai i partive politike, me notën 4.2 nga 3.8 sa ka qenë vitin e kaluar, duke u pasuar nga sektori i gjyqësorit, me notën 4.1.

Vitin e kaluar, raporti e kishte radhitur Kosovën në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni, duke fituar notën 3.4. Nota 5 tregon nivelin më ekstrem të korrupsionit, njofton Evropa e Lirë.

Hulumtimet, sipas Telegraf, janë bërë përmes anketimeve dhe në to janë përshirë 86 vende nga mbarë bota, përfshirë edhe Kosovën.

Në sektorin e biznesit privat, korrupsioni ka shënuar rënie nga 3.7 në 3.3. Shkalla e korrupsionit nuk ka pësuar ndryshime në media, ku vazhdon të vlerësohet me notën 2.3, njësoj si vitin e kaluar.

Top Channel