Diplomati i lartë amerikan, Tom Kantrimen tha se Uashingtoni është i shqetësuar me deklaratat e bëra javën e kaluar nga zyrtarët serbë në veri të Kosovës lidhur me zgjedhjet parlamentare më 12 dhjetor.

“Këto kërcënime nga java e kaluar kanë pasur efektin e tyre të dëshiruar, duke i frikësuar votuesit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo mënyre në jetën publike të Republikës së Kosovës. Ato janë kërcënime të besueshme, pasi ndodhin në kontekstin e një varg incidentesh të dhunshme, të drejtuara kundër serbëve në veri të Kosovës, që bashkëpunojnë”, tha Kantrimen, bëri të ditur RTK.

Me tej zyrtari i lartë theksoi se Shtetet e Bashkuara ”presin dhe inkurajojnë qeverinë e Serbisë të bëjë çdo gjë të mundshme për ta qetësuar atmosferën dhe parandaluar çfarëdo dhune të tillë”.

Top Channel