Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, hodhi poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakoshme parlamentare.

Vendimi u njoftua pas mbledhjes së Komitetit ekzetutiv të kësaj partie, që ka përfunduar pas mesnate.

“Për momentin nuk ekzistojnë shkaqe objektive dhe arsye për ndërprerjen e mandatit të besuar katërvjecar nga qytetarët për realizimin e projekteve të premtuara”, thuhet në një komunikatë.

Për VMRO-DPMNE, është e papranueshme që për shkak të një “bllofi” dhe një qasjeje “pokeri” të politikës së Branko Cërvenkovskit, të shpërqëndrohet energjia nga zbatimi i programit të premtuar katërvjeçar.

Top Channel