Arsenalet e armëve dhe varrezat e gjetura në Zubin Potok, ministri Sveçla: Është shqetësuese heshtja e Serbisë. Drejtori i Policisë Kosovare jep detajet e operacionit
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Tom Countryman i ka bërë thirrje qeverisë maqedonase që të përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike dhe të aplikojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.
Duke raportuar në seancën e Komitetit të Helsinkit në Kongresin amerikan, Countryman ka nënvizuar se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Ai është shprehur se Maqedonia i ka plotësuar pothuajse të gjitha standartet teknike të vendosura nga BE dhe se tashmë KE ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
“Dhe për të mbajtur këtë impuls pozitiv, ne inkurajojmë Maqedoninë që të përcaktojë si prioritet të saj përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe zbatimin e dispozitave të MO”, ka theksuar Countryman.
Top Channel