Ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt, i ka ftuar Serbinë dhe Kosovën që sa më shpejtë të jetë e mundur të fillojnë dialogun, ndërsa e ka lavdëruar Serbinë për përparimin e bërë në afrim të BE-së.

Pas takimit që pati në Beograd me homologun e tij serb, Vuk Jeremic, Bildt ka thënë se duhet të priten së pari zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë dhe më pas të fillojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bildt, sipas Telegraf, i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se ende ka çështje të pazgjidhur, që janë si parakushte për integrim në BE.

Top Channel