Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka premtuar rritje ekonomike prej 8% nëse partia e tij do të zgjidhet për të udhëhequr qeverinë e re të Kosovës.

Duke folur para qytetarëve të Vitisë, Pacolli ka premtuar edhe hapjen e vendeve të reja të punës, që sipas tij do të jenë 30 mijë deri në vitin 2011.

Kreu i AKR-së ka kritikuar qeverinë Thaci për vendimin e saj për të mos lejuar femrat myslimane të mbajnë shami në shkolla.

Ai ka theksuar se mbajtja e shamisë është një e drejtë e cdo individi dhe se koalicioni i tij do të bëjë gjithcka për garantimin e saj.

Në të njëjtin miting, aspirantja e AKR-së për kryeministre, Mimoza Kusari Lila ka kritikuar gjithashtu qeverinë aktuale se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.

“Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk e ka luftuar korrupsionin, por e ka instaluar këtë dukuri negative në shoqërinë kosovare”, ka deklaruar Lila.

Top Channel