Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, në një letër dërguar ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi ka konfirmuar se ky institucion do të vëzhgojë zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, që mbahen më 12 dhjetor.

Duke iu përgjigjur ftesës që Krasniqi i ka bërë përmes një letre, më 4 nëntor 2010, Parlamentit Evropian për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshme në vend, Buzek ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka vendosur të dërgojë një delegacion shtatë anëtarësh për të vëzhguar këto zgjedhje.

“Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm i BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe Parlamenti Evropian i jep rëndësi të madhe mbështetjes dhe forcimit të demokracisë në vendin tuaj”, shkruan presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, bën të ditur Telegraf.

Top Channel