Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dacic ka kritikuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës për dhënien e tabelave të reja të regjistrimit të makinave, duke vlerësuar se kjo paraqet edhe një dëshmi se kosovarët nuk duan dialogun me Beogradin.

Dacic, sipas Telegraf, ka thënë se Serbia është kundër këtyre tabelave sepse paraqet edhe një hap të njëanshëm të zyrtarëve prishtinas.

Dacic ka thënë se tabelat e makinave janë çështje jetësore që nuk mund të zgjidhen në këtë mënyrë.

Ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka filluar me dhënien e tabelave të regjistrimit me logon “RKS” dhe leje qarkullimi me çip.

Top Channel