Shefja e diplomacisë sllovake, Iveta Radiçeva, ka deklaruar se vendi i saj do të njohë pavarësinë e Kosovës nëse paraprakisht Beogradi do të pajtohej me një gjë të tillë.

Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës beogradase “Veçernje novosti”, kryediplomatja sllovake ka thënë se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vendi i saj është i hapur që të rishqyrtojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Deklaratës së saj në gazetën serbe i është referuar RTK-ja.

Top Channel