Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petrovic ka deklaruar se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në ekipin negociator të Prishtinës.

Sipas Petrovic, ata që kanë mbështetjen më të madhe në komunitetin e tyre, rrjedhimisht duhet të jenë pjesë e ekipit.

“Është logjike që ata njerëz që mbrojnë interesat e serbëve në institucionet e Kosovës të jenë pjesë e bisedimeve, para së gjithash për ato cështje që u interesojnë atyre njerëzve”, ka pohuar Petrovic.

Ai ka shtuar më tej se që tani është vënë re se personat që do përfaqësojnë Kosovën në bisedimet me Beogradin nuk kanë asnjë influencë tek komuniteti serb.

Top Channel