Maqedonia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë arritur sot një marrëveshje për një kredi me vlerë 480 milionë euro.

Anëtari i delegacionit të FMN-së në Shkup, Wes McGrew, deklaroi se nëse kredia lejohet nga bordi i drejtorëve të FMN-së, atëherë Maqedonia do të mund të marrë 400 milionë euro gjatë vitit të parë dhe 80 milionë në vitin e dytë.

Ndërkaq, ministri maqedonas i Financave, Zoran Stavreski tha se miratimi final i kredisë së FMN-së do t’i përmirësojë kushtet për emetimin e letrave me vlerë në euro.

Top Channel