Një përfaqësues i komunitetit boshnjak në Kosovë është vrarë me armë zjarri rreth 2 orë më parë në afërsi të Jarinës, vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e bën të ditur “REL”, sipas të cilës viktima quhet Shefko Salkovic dhe ishte anëtar i kolicionit të boshnjakëve “Vakat”.

Sipas burimit, nga atentati ka mbetur i plagosur edhe përfaqësuesi i këtij koalicioni, Sadik Idriz, i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me Salkovic.

Lajmi është konfirmuar edhe nga burime pranë Policisë së Kosovës, të cilat kanë deklaruar se motivet e vrasjes janë ende të paqarta.

Top Channel