Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka shpallur sot vendimet ndëshkuese ndaj 4 subjekteve politike, të cilat kanë shkelur ligjin zgjedhor gjatë fushatës.

Në krye të listës së subjekteve të penalizuara qendron PDK me një gjobë prej 9.400 eurosh, e ndjekur nga LDK, AAK dhe AKR, me nga 3 mijë euro gjobë secila.

Më shumë ankesa për shkeljen e ligjit zgjedhor ka bërë lëvizja Vetevëndosje kundër partisë së kryeministrit Hashim Thaci.

Nga tre kërkesa, PZAP ka miratuar vetëm një prej tyre, konkretisht atë që ka të bëjë me mbulimin e posterave elektoralë të lëvizjes së Albin Kurtit.

Top Channel