
Një sërë trazirash janë regjistruar jashtë operas së famshme La Scala në Milano të Italisë, gjatë një proteste kundër propozimit të qeverisë për shkurtimin e fondeve për sektorët e kulturës dhe arsimit.
Punonjës të operave nga e gjithë Italia ishin mbledhur në mënyrë paqësore para ndërtesës, ku do të mbante një fjalim moderatori Daniel Barenboim, kur papritur shpërthyen trazirat.
Studentët janë përleshur me policinë, e cila ka përdorur shkopinj gome dhe gaz lotësjellës. Megjithatë, 14 oficerë kanë marrë plagë të lehta.
Audienca brenda ndërtesës së La Scala ka duartrokitur Barenboim për fjalimin e tij të ndjeshëm në mbrojtje të kulturës.
Moderatori izraelit i bëri thirrje direkte presidentit Giorgio Napolitano, i ulur në dhomën mbretërore, që të përdorë kompetencat e tij kushtetuese në mbrojtje të aseteve kulturore të Italisë.
Top Channel