Gjykata e Hagës ka dhënë dritën jeshile për lirimin e përkohshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të disa kushteve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Haradinaj do të mund të qendrojë në Kosovë nga data 17 dhjetor deri më 14 janar.

Ai duhet të mos largohet nga Prishtina, të mos bëjë asnjë deklaratë publike dhe të paraqitet cdo ditë në policinë e misionit EULEX.

Haradinaj kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm për të qenë sa më pranë bashkëshortes, e cila pritet të lindë fëmijën e tyre të tretë.

Ndërkohë, shtojnë burimet, gjykata e Hagës ka refuzuar një kërkesë analoge të bërë nga bashkëluftëtari i Haradinajt, Lahi Brahimaj.

Top Channel