Në Maqedoni vazhdon debati mes faktorit politik shqiptar lidhur me dosjet e lustracionit. Në Komisionin e posaçëm për këtë çështje, është dorëzuar një tjetër dosje që implikon, deputetin e BDI, Xhevat Ademi me ish-sherbimin sekret jugosllav.

Dokumenti është një fletë e nënshkruan nga deputeti Ademi në vitin 1982 ku ai flet për aktivitetin e tij dhe për veprimet e 3 personave të tjerë. Nga komisioni u shprehën se dokumenti i marrë është i ngjashëm me një deklaratë e cila është hedhur poshtë më herët.

“Erdhi një person që solli një deklaratë për një deputet. Është shqyrtuar edhe më parë. Do ta shohim edhe njëherë dhe do të sjellim vendimin e duhur”, deklaroi për mediat kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Haxhiev.

Deputeti që përmendet në dokument, Xhevat Ademi hodhi poshtë bashkëpunimin me ish-shërbimet sekrete jugosllave dhe tha se ai vazhdimisht ka qenë i përndjekur prej tyre për shkak të veprimtarisë atdhetare.

Top Channel