Qeveria e Kosovës akordon 1.5 milionë euro për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas kryeministrit Hashim Thaci 1 milion jepen për të prekurit nga fatkeqësia në Shkodër dhe 500 mijë euro për banorët e Kosovës.

Kryeministri Thaci ftoi qytetarët e Kosovës që të solidarizohen dhe të ndihmojnë qytetarët shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Kosova do të nisë trupa shtesë së Forcës së Sigurisë për të qenë pjesë e operacioneve në Shkodër dhe zonat e tjera të përmbytura.

Top Channel