Gjykata e Apelit në Shkup ka liruar sot nga burgu bosin shqiptar të duhanit, Bajrush Sejdiu, pasi ky i fundit pagoi një garanci prej 1 milion e 400 mijë eurosh.

Kështu, Sejdiu do të lërë qelinë e burgut të Shutkës pas dy vjetësh burgim, por do të vijojë dënimin në arrest shtëpie.

Dy vjet më parë Gjykata Themelore e Shkupit e shpalli biznesmenin shqiptar fajtor dhe e dënoi atë me 5 vjet burg për një sërë akuzash, mes të cilave përfshirje në krim të organizuar, shkelje të ligjit për akcizat, evazion fiskal, etj.

Top Channel