Zyra Civile Ndërkombëtare i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ketë kujdes me premtimet për rritje rrogash në të gjithë sektorët publikë.

“Është në dorë të institucioneve të Kosovës që të marrin angazhime publike, por qeveria duhet të ketë parasysh marrëveshjen me FMN, që thotë qartë se cdo rritje rrogash e shpenzimesh në një sektor, bëhet pasi ato ulen diku tjetër”, ka deklaruar zëdhënësi i ICO-së, Muler Berner.

Edhe ekspertë kosovarë të ekonomisë kanë deklaruar se pagat e punonjësve mund të rriten deri në një farë mase dhe se mundësitë janë shumë të vogla.

Në marrëveshjen mes qeverisë së Kosovës dhe FMN-së thuhet se shpenzimet për rrogat gjatë vitit 2011 nuk duhet të tejkalojnë shumën prej 7.4 për qind të GDP-së.

Top Channel